Prej disa kohësh prezantuesja e njohur, Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi janë larguar nga Shqipëria për disa ditë pushimesh. Ata kanë qenë shumë aktiv dhe kanë publikuar vazhdimisht foto nga vendet përrallore që kanë vizituar.

Si fillim dyshja shkoi me pushime në Kuba dhe më pas në Miami, dhe aty ku të gjithë mendonin se do të riktheheshin në Tiranë, Marina dhe Geti u nisën për në Bahamas.

Së fundmi bukuroshja bjonde ka publikuar një foto ku shfaqet shumë seksi, mirëpo kjo fotot nuk është pritur mirë nga gazetarja e njohur shqiptare, Jonida Alickolli, e cila e ka paralajmëruar Marinën se do i bëjë bllok.

“Do të të bëj bllok, i shkruan ajo, shpirt bëfsh qejf”, i thotë më pas duke treguar kështu se gjithçka e kishte në formë shakaje.




