Mbrëmjen e djeshme motra simpatike e prezantuese së njohur, Almeda Abazi, u fejua me partnerin e saj prej disa vitesh, Kenan Sipahi. Siç dihet Kenan është një basketbollist i famshëm turk-kosovar, i cili prej disa vitesh është në një lidhje me Ildën.

Ata u fejuan në një ceremoni familjare, e cila u bë publike nga ana e prezantueses shqiptare Almeda. Almeda ka publikuar disa foto në ‘Insastory’, ku shihet motra e saj Ilda dhe Kenan duke shkëmbyer unazat.

"Uroj të jeni shumë të lumtur. Ju dua shumë", shkruan Almeda përmbi foton e çiftit të ri.




