Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Shtator 2018, 19:07

Ju kujtohet Jona e 'Zemrën ndeze'? Ja çfarë ka ndodhur me të këto 10 vjet

Këngët e famshme “Zemrën Ndeze”, “Më mungon” etj kanë qenë disa nga këngët më të dëgjuara vite më parë. Jona Smakaj ka qenë bjondia simpatike që i ka kënduar dhe që në atë kohë u bë shumë e njohur nga të gjithë. Mirëpo për më shumë se 10 vjet Jona është zhdukur nga muzika dhe kjo për shkak se ju përkushtua familjes dhe profesionit të saj si juriste.

Jona ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin Rudina ku ka treguar  diçka më shumë për familjen e saj, por edhe për planet që ka për tu rikthyer në muzikë.

"Muziken nuk e kam pasur profesion, ka qene pasion, vjen nje moment qe duhet te kesh profesion qe te jesh e vlefshme ne familje. Por muzikën vazhdoj ta kem pasion, nuk është e thëne qe mos te bej me këngë, për pasion, për qejf, për dëshirë. Me tundon dëshira për t'ju rikthyer muzikës. Me mungon shume ajo kohe", u shpreh Joana teksa u transmetuan disa nga këngët e saj.

"Shkollen e mesme e kam mbaruar për kanto, 22 vjeç fillova muzikën, ne atë kohe isha e martuar dhe isha bere me djalë. Djali sot eshte 13 vjeç kurse vajza 6 vjeç. Bashkëshorti më ka mbështetur në muzikë, edhe financiarisht, pastaj më ka mbështetur edhe në profesionin tim. Juridikun e bëra si të gjithë shqiptarët, megjithatë më pëlqen dhe jam shumë e lumtur edhe pse në fillim e kisha pak me frikë", u shpreh Joana.

"Mëmësia ka qenë e vështirë, jam bërë nënë në moshë të re, 22 vjeç ndërsa me vajzën kam qenë më e pjekur, isha 28 vjeç. Kur ngela shtatzene me vajzen u shkeputa nga muzika. Po mos te kisha lindur vajzen, do e vazhdoja. Te gjithe pasditen pas punes e kaloj me femijet, i ndihmoj per detyrat. Nuk do doja qe ata te ndiqnin rrugen e artit sepse ketu nuk ka te ardhme. Megjithate vajza do qe te behet kengetare ndersa djali do qe te behet aktor. Jane deshirat e tyre por une nuk do doja", tha Joana.