Këtë të shtunë emisioni i njohur i humorit “Duplex” do të startojë në televizionin ‘Klan’. Siç dihet aktorët e “Apartamentitn 2xl” kanë lajmëruar se ky spektakël do të ketë një serë risish. Së fundmi një nga aktorët e “Duplex”, Albano Bogdo ka rrëfyer në një intervistë për ‘Klan’ diçka më shumë rreth këtij spektakli, por edhe rreth jetës së tij personale.

Ai ka treguar për varësin ndaj alkoolit dhe heqjen dorë prej tij. Siç rrëfeu Abano që prej vitit 2014 nuk ka prekur alkool me dorë dhe për këtë gjë ndihet mjaft mirë.

“Kam që në 2 qershor të vitit 2014 që nuk pi më alkool sikur të përmbyset bota. Nuk më pihet më. Edhe kur bëra 30-vjetorin, të gjithë pinë u bënë tapë dhe unë piva vetëm sprite. As për vitin e ri, as për 1 majin, për asnjë festë. Kjo tregon vendosmërinë dhe karakterin. Kam 4 vite që nuk jam tunduar asnjëherë. Kur ulem me njerëz që pinë alkool me shpifet”.



