Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Shtator 2018, 18:06

Super pushimet luksoze, zbulohet destinacionin i radhës i Marinës dhe Getoarit

Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, janë nisur për pushime për të festuar përvjetorin e parë të martesës. Dy të dashuruarit në fillim pushuan në Kuba dhe më pas u nisën për disa ditë në Miami.

Mirëpo ditën e sotme Marina publikoi një foto në ‘Instagram’, ku tregoi se ishte në një avion, mjaftoi kjo dhe të gjithë menduan se çifti po nisej drejt Tiranës. Por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi pak më vonë Getoari zbuloi se ata do të qëndrojnë dhe për disa ditë në Bahamas.

Siç duket çifti po e shijon pa masë muajin e dytë të mjaltit. Ata kanë qenë shumë aktivë dhe kanë ndarë me fansat shumë foto nga këto pushime super luksoze.