'E ke fytyrën si bythë', Aulona Musta ofendon rëndë fansen
Aulona Musta është një nga moderatoret më aktive në rrjetet sociale, e cila shpërndan vazhdimisht foto nga jeta e saj e përditshme, por edhe këshilla për ndjekësit. Siç dihet ajo është një përdoruese e rregullt e palestrës dhe në instagram poston vazhdimisht video ku tregon trupin e palestruar.
Mirëpo kjo gjë acaron shumë ndjekësit e saj, të cilët nuk ngurrojnë që ta ofendojnë rëndë Aulonën e cila shpesh herë merr vëmendjen e mediave për shkak të përgjigjeve që u jep.
Së fundmi një nga ndjekësit e ka ofenduar moderatoren dhe i ka lënë një koment aspak të mirë gjë që ka acaruar prezantuesen, e cila ka shpërthyer në ofendime kundër fanses.
"E rëndësishme është të na tregosh bythën tënde këtu. Atëherë ndihesh mirë me veten, por çfarë na hyn në punë ne me këto foto që poston ti."- i ka thënë ndjekësja.
"Ke të drejtë, duke qenë se e ke fytyrën si bythë, siç duket qartë nga foto e profilit, s'ke nevojë të prezantohesh me bythë se të mjafton fytyra që e ke me ofertë, dy në një."- ja ka kthyer Aulona.