Këngëtarja e njohur Enca prej disa ditësh ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re 'Kujt po i han', e cila do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur Don Phenon.

Këngëtarja ka rrëfyer se ky është një nga klipet më të realizuara për të deri më tani, duke ngritur kështu kuriozitetin e njerëzve të cilët mezi po e presin.

Mirëpo për ta shuar ndopak padurimin e tyre, Enca në profilin e saj në instagram ka shpërndarë një serë fotosh dhe videosh të cila promovojnë këngën e re. Në këto foto këngëtarja shfaqet më ndryshe se zakonisht. Enca ka vendosur që për këtë klip të mbajë një paruke ngjyrë të kuqe dhe është veshur shumë seksi duke ekspozuar format e saj trupore.
View this post on InstagramMeet my alter ego in 2 days , she’s even badder than Enca ð??¥ #KUJTPOIHAN



