Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Shtator 2018, 15:03

'Klani të bëri kjo që je sot', Nevina Shtylla i mbyll gojën fanses me përgjigjen e saj

Moderatorja, Nevina Shtylla, për shkak të largimit nga Tv Klan ka qenë mjaft e komentuar së fundmi në media. Siç u mësua, Nevina u bë pjesë e emisionit “Procesi Sportiv”, ku do të prezantojë së bashku me Ed Manushin.

Mirëpo largimi i saj u komentua gjatë dhe nga ana e fansave, të cilët e kanë pyetur së fundmi moderatorin simpatike se përse mori këtë vendim.

Një prej tyre madje i kujtoi Nevinës se ajo është e njohur vetëm prej televizionit ‘Klan’.

“Pse ike nga ‘Klani’? ‘Klani’ të bëri kjo që je sot…”, i ka shkruar ndjekësi.

Mirëpo Nevina nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer një përgjigje duke i shpjeguar që nuk e ka bërë ‘Klani’, po familja e saj ajo që është sot.

“Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time! Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe  besoj se e kam merituar çdo feedback pozitiv dhe mbështetjen tuaj. ‘Klan-it’ i jam mirënjohëse për një sezon fantastik, por në ‘Top Channel’ them se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm e mbi të gjitha të mirëmenduar” – ka shkruar moderatorja.