Eneda Tarifa këngëtarja e njohur shqiptare është mjaft e dashur dhe e njohur për publikun shqiptar. Muajt e fundit ajo ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të divorcit nga bashkëshorti i saj. Ndonëse ajo nuk pranoi asgjë publikisht në media qarkulloi lajmi se këngëtarja i kishte dhënë fund lidhjes disa vjeçare.

Mirëpo së fundmi Eneda i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto e veshur nuse. Në një foto të publikuar prej saj, ajo shihet me një fustan të bardhë dhe vello teksa qëndron pranë dy këngëtarëve të njohur, Kastro Zizo dhe Robert Berishës.

Siç duket tre artistët janë duke përgatitur një projekt të ri muzikor, i cili duke pasur parasysh tre suksesin e tyre do të rezultojë mjaft i suksesshëm.




