Moderatorja e njohur e emisionit “Wake up” Ori Nebijsa është një ndër personazhet e komentuar në media. Ajo këtë sezon televiziv së bashku me moderatorin Isli Islami do të moderojnë emisionin e mëngjesit në ‘Top Channel’.

Mirëpo pak më parë, ajo bëri një kërkesë publike për pronarët e saj. Orin në formë shakaje ka kërkuar që I rritet rroga për shkak të kushteve të vështira në punë. Në një video të publikuar prej saj, Ori shfaqet së bashku me Islin, teksa ky i fundit shihet duke i prishur flokët.

“Dua rritje rroge për vështirësi në punë” – shkruan moderatorja mbi e videon e postuar që e shoqëron me emojin duke qeshur me lot.




