Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Shtator 2018, 14:02

Video/ Gjesti që vajza shqiptare bën për të pastrehun do t’ju ngrohë zemrat

Ditët e fundit në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një video, ku një vajzë e vogël me origjinë shqiptare shihet duke ndihmuar një person në nevojë. Ajo dhe babai i saj, Scott ndodhen në një restorant, teksa nga xhami i tij panë një njëri të pastrehë që kërkonte lekë.

Vajza e prekur nga kjo pamje mendoi së bashku me babain e saj, ai person do të ishte i uritur. Për këtë arsye mori pjatën e saj dhe shkoi dhe ja ofroi personit në fjalë. I pastrehu ka mbetur pa fjalë dhe është prekur pa masë nga gjesti human i vogëlushes, e cila rezulton të jetë me origjinë shqiptare.