Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më me stil në showbizin shqiptar. Ajo prej disa kohësh është zhvendosur në Amerikë, ku dhe ka ndjekur karrierën e saj atje. Mirëpo përpara një muaji ajo ishte e pranishme në Kosovë, ku dhe mori pjesë në festivalin e njohur ‘Sunny Hills’. Përveç angazhimeve nëpër koncerte, Dafina ka qenë dhe shumë aktive në muzikë ku ka publikuar dy këngë që u kthyen menjëherë në hite.

Por prej disa ditësh, këngëtarja seksi është larguar për disa ditë pushimi në Turqi, ku dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave me veshjen e saj të fundit. Ndonëse duket shumë e thjesht në pamje të parë, ajo i ka kushtuar shumë Dafinës.

Faqja e njohur ‘whattheywearin’ ka publikuar këtë foto të Dafinës e cila është veshur e gjitha me Balenciaga, të cilat realisht kushtojnë shumë, konkretisht, 950 Euro bluza, 1670 Euro çanta e vogël dhe 695 Euro atletet që në total bëjnë 3315 Euro.




