Këngëtarja Greta Koçi është bërë e njohur në një moshë të vogël. Ajo që përpara shumë vitesh arriti t'i rrëmbente zemrën publikut me këngët e saj që u kthyen menjëherë në hite. Greta është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndiqet nga shumë njerëz me të cilët ndanë disa nga momentet e jetës së saj.

Ditën e sotme bukuroshja brune feston ditëlindjen e saj të 27-të dhe ka marrë një surprizë shumë romantike që në orët e para të mëngjesit. Greta ka publikuar në ‘instastory’ dhuratën madhështore që ka marrë. Në të shihet një kuti e madhe në formë zemre, e cila është e mbushur me trëndafila dhe çokollata.

“Kush mi dërgoi?, ka shkruar Greta përmbi video duke mos e zbuluar kështu identitetin e personit që ja ka dhuruar.




