Nga Shqipëria / E Mërkurë 26 Shtator 2018, 12:12

Kastro Zizo nuk përmbahet, fotografohet pa rroba në shtrat me një femër

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo, është një ndër personazhet më të përfolur në media dhe kjo për shkak të deklaratave të ndryshme që bën dhe tipit moskokëçarës që ka. Ai arrin gjithmonë që të tërheq vëmendje me postimet e tij dhe së fundmi ka habitur fansat me një foto intime, ku shfaqet i zhveshur në shtrat.

Kastro ka postuar një foto në ‘Instastory’, ku shfaqet i shtrirë në shtrat me një femër. Ndonëse këngëtari ja ka fshehur fytyrën partneres, duket që të dy janë të zhveshur duke shikuar njëri-tjetrin.

Pak kohë më parë këngëtari ka qenë shumë i diskutuar pas fejesës së tij të rremë, ku ftoi të gjithë miqtë e  tij në një restorant, mirëpo në të nuk kishte as fejesë as nuse.