Nga Shqipëria / E Martë 25 Shtator 2018, 19:07

E duan të gjitha femrat, por modelja shqiptare e refuzon hapur Ronaldon

Erjona Sulejmani është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në media që pas ndarjes nga futbollisti i njohur me origjinë shqiptare, Blerim Xhemajili. Ajo komentohet gjatë për fotot dhe deklaratat provokuese që bën në media dhe rrjetet sociale.

Së fundmi modelja e njohur i është përgjigjur disa pyetjeve që fansat i bënë në ‘Instagram’. Shumica prej tyre e pyetën për ish bashkëshortin, por Erjona tregoi se ajo nuk është aspak e dashuruar me të dhe se tashmë Blerimi i përket të shkuarës.

Një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë edhe nëse Erjona do të donte të kalonte një natë me yllin e ‘Juventus’,  Cristiano Ronaldo. Por ndonëse Ronaldo është një nga meshkujt më të lakmuar nga femrat, Erjona refuzoi që të kalonte natën me të.

“Jo, faleminderit”,  është përgjigjur modelja duke treguar kështu se nuk është aspak e interesuar.