Nga Shqipëria / E Martë 25 Shtator 2018, 19:07

Punoi deri në 3 të mëngjesit edhe pse shtatzënë, Ajola tregon vështirësitë e klipit të Noizyt

Ditën e djeshme reperi i njohur Noizy publikoi këngën e re e cila quhet “Parku i lojërave”. Kjo këngë është një bashkëpunim me reperin e famshëm italian Ghali. Kënga u kthye brenda pak orësh në një hit dhe ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte klipi tepër i veçantë që ishte realizuar nga ana e bashkëshortes së kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Ajola Xoxa ka publikuar së fundmi një foto nga prapaskenat e kripit, ku shfaqet përkrahë dy reperave. Në përshkrim të fotos ajo ka treguar se pavarësisht se është shtatzënë,  nuk u ndal për asnjë moment dhe punoi deri në orët e para të mëngjesit për të sjell një klip të denjtë.

“3 e mëngjesit… korrik 2018! Pas përfundimit të xhirimeve për “Parku i lojërave” me Noizy dhe Ghali” – shkruan Ajola duke e përshkruar edhe me emoji-n e një gruaje shtatzënë.

Nuk ka munguar dhe reagimi i Noizyt i cili i ka komentuar Xoxës, duke i thënë se ajo është më e mira.