Pak ditë më parë moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko i dhanë fund beqarisë në një ceremoni madhështore, e cila mori vëmendjen e të gjitha mediave. Çdo moment në këtë dasmë u komentua gjatë dhe sidomos të ftuarit dhe veshjet e tyre.

Mirëpo një nga vajzat që ka tërhequr vëmendjen e të ftuarve ka qenë motra e Elitës, Natyra, e cila ka shkëlqyer me pamjen. Në një foto të publikuar së fundmi nga ana e moderatores, ku dy motrat shfaqen duke kërcyer, shihet se si Natyra ka zgjedhur të vishet me një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe i cili i tregon format e trupit.

Sic dihet, Natyra është komentuar gjatë nga mediat për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me moderatoren e njohur. Shpesh herë njerëzit i ngatërrojnë dhe thonë se dy vajzat ngjajnë si binjake.




