Nga Shqipëria / E Martë 25 Shtator 2018, 17:05

Vizitoi vendlindjen pas shumë kohësh, Emina Cunmulës i ndodh e papritura

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj e cila prej vitesh jeton në SHBA së fundmi ka vendosur që të vizitojë vendlindjen e  saj për të kryer një mision fisnik. Ajo së bashku me “Fundjava Ndryshe” ka vendosur që të ndihmojë familjet në nevojë dhe për këtë arsye aktualisht ndodhet në Mal të zi.

Mirëpo teksa ka qenë duke pushuar në shtëpi asaj i ka ndodhur diçka e papritur. Energjia elektrike është ndërprerë dhe modelja e famshme ka mbetur në errësirë totale. Ajo nuk ka nguruar që ta filmojë këtë moment dhe e ka shpërndarë në ‘Instastory’,  duke treguar se i është dashur të mbush shtëpinë me qirinj për të parë.

Pavarësisht se ajo nuk është mësuar që të jetojë në këto kushte, ndërprerja e energjisë nuk e ka shqetësuar aspak modelen, e cila ka vijuar të ndajë foto me fansat.