Pak muaj më parë reperi i njohur Stresi bëri publike lidhjen e tij me një vajzë të quajtur Kejsi. Stresi tregoi se me Kejsin kishin tre vite që ishin të lidhur dhe pavarësisht vështirësive ata mundën që ta mbanin raportin e tyre dhe pak kohë më parë madje dhe janë celebruar.

Mirëpo ndonëse të gjithë prisnin që së shpejti të mbahej dasma e tyre, në fakt çifti siç duket i ka dhënë fund marrëdhënies. Së fundmi dyshja ka habitur teksa në rrjetet sociale kanë fshirë çdo foto dhe postim që kanë pasur së bashku. Përveç fotove, Stresi nuk e ndjek më të fejuarën e tij në ‘Instagram’ .

Ka mjaftuar kjo dhe në media ka qarkulluar lajmi se dyshja i ka dhënë fund lidhjes pak para martesës madhështore që pritej të mbahej.




