Nga Bota / E Martë 25 Shtator 2018, 15:03

Meghan dhe Kate mund t’i shkelin ligjet, ja çfarë ndodh me to nëse kryejnë një krim

Që kur u bënë pjesë të familjes mbretërore, jeta e dy dukeshave Kate Middelton dhe Meghan Markle ka ndryshuar rrënjësisht. Atyre u është dashur të ndryshojnë stilin e jetës pasi ju nënshtruan një serë rregullash, të cilat duhet t'i zbatonin.

Por nga këto rregulla dy dukeshat kanë pasur edhe përfitimet e veta. Siç është mësuar së fundmi, përveç përfitimeve ekonomike, Meghan dhe Kate nëse thyejnë ligjin nuk mund të arrestohen.

Por ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, imunitet të plotë ndaj ligjit ka vetëm Mbretëresha, e cila sipas kushtetutës së Anglisë ajo nuk mund të arrestohet pavarësisht çdo krimi që mund të bëjë.

Megjithatë edhe pse dy princat dhe bashkëshortet e tyre nuk kanë imunitet të plotë ndaj ligjit, kushtetuta thotë për ta se si pjesëtarë të familjes mbretërore asnjë procedurë civile nuk mund të niset kundër tyre por edhe ato kriminale mund ti mbyllin. Sido që të jetë, arrestime nuk mund të bëhen asnjëherë në asnjë vend afër pallatit mbretëror dhe në prezencë të pjesëtarëve të tjerë me gjak blu.

Por pavarësisht kësaj çdo pjesëtarë i familjes mbretërore mundohet që çdo veprim që bën të jetë në përputhje të plot me ligjin.