Robert Berisha është kthyer në një nga personazhet shumë të komentuar në media. Përveç martesës së tij me këngëtaren, Nora Instrefi, Roberti komentohet gjatë edhe për pamjen e tij fizike. Siç dihet ai prej disa javësh ndodhet në Tiranë për shkak të konkurrimin në spektaklin ‘Dance with me’.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe nuk ngurron që të publikojë foto duke ekspozuar trupin e palestruar. Së fundi ai ka habitur ndjekësit teksa ka publikuar një video ku shfaqet i zhveshur.

”Palestër dhe vallëzim”, shkruan ai pranë videos në ‘Instastory’ ku shfaqet lakuriq duke treguar trupin teksa ka mbuluar me peshqir pjesën intime.



