Nga Shqipëria / E Martë 25 Shtator 2018, 14:02

5 vjet pas takimit të parë, Afërdita Dreshaj merr dhuratën super romantike nga burri

Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl, i dhanë fund beqarisë në një ceremoni madhështore, e cila u diskutua gjatë nga mediat. Ditën e sotme çifti i njohur janë duke festuar përvjetorin e 5-të të njohjes së tyre.

Afërdita ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një foto ku ka treguar surprizën romantike që  bashkëshorti kishte përgatitur për të.

“U zgjova me këto. 5 vite më parë takova bashkëshortin”, shkruan Afërdita teksa publikon një foto me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq në krevat.

Më pas modelja e njohur ka publikuar dhe foton e parë që ata kanë bërë 5 vjet më parë.

“5 vite më parë takova dashurinë e jetës sime, dhe kjo fotoja është e parë së bashku. Sot e thërras bashkëshort”, ka shkruar ajo pranë fotos.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

5 years ago today I met the love of my life, and this is our FIRST picture together, today I call him my Husband! ð???

A post shared by Aferdita Dreshaj Kindl (@aferditadreshaj) on