Nga Shqipëria / E Martë 25 Shtator 2018, 14:02

Më e dashuruar se kurrë, dedikimi që Klea i bën Elgitit do t’ju ngrohë zemrat

Një nga çiftet më simpatik dhe më të dashur për publikun është padyshim Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda. Ata janë shumë të komentuar dhe jeta e tyre private përbën gjithmonë një interes të madh për publikun.

Çifti është shumë aktiv në rrjetet sociale, mirëpo fotot nga jeta e tyre private janë shumë të rralla dhe kjo pasi ata kujdesen që ta mbajnë atë larg mediave.

Mirëpo së fundmi Klea ka shkelur rregullat dhe ka vendosur që të publikojë një foto të Elgitit së bashku me një dedikim për të.

Në një postim në ‘Instastory’,  ajo ka hedhur një foto ku shfaqet duke darkuar me Elgitin dhe përkrahë saj ajo ka shkruar: “Takimi im i përhershëm”, duke treguar dashurin e madhe që ka për të.