Një situate e sikletshme është krijuar së fundmi në emisionin e pasdites në ekranin e “Vizion Plus”, ku moderatorja e njohur Anila Çela nuk ka mundur të mbajë dot veten nga të qeshurat.

Teksa ka qenë duke diskutuar me të ftuarat mbi temën e ditës, njëra nga të ftuarat duke treguar mbi ndryshimin e fjalëkalimeve në rrjetet sociale pa dashje ka zbuluar fjalëkalimin e adresës së saj aktuale.

Ka mjaftuar kjo dhe kanë filluar të qeshurat në studio, ku moderatorja Anila Çela nuk ka mundur dot të pushojë. Ajo ka qeshur aq shumë sa në fund ju nevojit edhe një grimjere për të fshirë lotët që dolën nga e qeshura.



