Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj janë një nga dyshet më të komentuara në media. Përveç se kanë sjellë bashkëpunime të shumta që kanë rezultuar të suksesshme, ata janë përfolur dhe për një lidhje.

Mirëpo ndonëse janë kapur disa herë mat, Eni dhe Genci ende nuk kanë pranuar asgjë publikisht. Mirëpo pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të sjellin bashkëpunime të reja për publikun. Së fundmi në një postim në ‘Instastory’, Eni ka dhënë një lajm të bukur që me siguri ka lumturuar fansat.

Një nga fanset e ka pyetur se nëse ajo dhe Genci do të sillnin një këngë se shpejti dhe përgjigja e këngëtares ka qenë: "E kemi gati dhe jam e sigurt që do t'ju pëlqejë shumë."




