Nga Shqipëria / E Martë 25 Shtator 2018, 12:12

Në kërkim të dashurisë së jetës, Majk i jep shpërblim personit që i gjen një nuse

Reperi i njohur Majk është një ndër personazhet më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij kthehen menjëherë në hite dhe kanë një numër të madh klikimesh. Siç dihet jeta e tij personale, ndarja nga Majlinda Zeka dhe lindja e djalit, por edhe romanca me Melita Nushin kanë qenë ndër më të komentuarat në media.

Por së fundmi reperi i njohur ka pranuar se është beqarë dhe se është në kërkim të një vajze që do të kalojë jetën.

"Unë të gjitha gjërat i kam gati, vetëm nusja më ka mbetur"- ka thënë Majk.

"Kush ma gjen një nuse, ka 5 euro."- ka shkruar ai më pas në postim, duke i habitur të gjithë e duke ngjallur reagime tek fansat.