Dasma e shumëpërfolur e moderatores, Elita Rudi dhe reperit Gjiko, përveçse moderne ishte një ceremoni e mbushur me tradita, të cilat u ndoqën nga çifti i njohur.

Një nga këto tradita ishte edhe hedhja e luleve të nuses, të cilat ndryshe nga dasmat e tjera, në këtë ceremoni u pritën nga një mashkull. Ka qenë kushëriri i Gjikos, Kech Montana, i cili ka pritur buqetën e luleve që Elita ka hedhur.

Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi moderatorja në një postim që Kech Montana bëri në Instagram. Ai ka publikuar një foto të çiftit ë sapo martuar dhe në një nga komentet Elita i ka thënë: ““Lulet i kape, domethënë radhën e ke”.




