Nga Shqipëria / E Martë 25 Shtator 2018, 12:12

Moderatori shqiptar nuk përmbahet, puth Nevina Shtyllën live në emision

Disa ditë më parë moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, lajmëroi se këtë sezon televiziv do të jetë pjesë e televizionit të njohur “Top Channel”. Siç u bë e ditur, ajo së bashku me Ed Manushin do të prezantojnë emisionin “Procesi Sportiv”.

Ditën e sotme Nevina ka qenë e ftuar në emisionin “Wake up”, ku moderator i njohur, Isli Islami, më në fund pati mundësin ta puthte Nevinën. Siç dihet disa muaj më parë i ftuar në emisionin “You & Me”, ai  shprehu pëlqimin e tij ndaj Nevinës dhe tha se kishte shumë dëshirë ta puthte.

Mesa duket dëshira e tij u realizua dhe live në emision ai i mori një puthje miqësore bukuroshes brune. Ai ka publikuar dhe një foto në profilin e tij në ‘Instagram’, ku shfaqet përkrahë Nevinës dhe Orit. Në përshkrim të fotos ka shkruar thjesht “Ehh...”, duke vendosur edhe disa fytyra me sytë me zemra.