Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shtator 2018, 19:07

Prezantuesja e njohur i tha se e tmerron, Alketa Vejsiu i kthen përgjigje

Pak ditë më parë në media u diskutua gjatë një status që prezantuesja Eva Idrizllari bëri ku kritikonte mënyrën e shpejt të të folurit të moderatores së njohur Alketa Vejsiu. Në këtë postim ajo u shpreh e tmerruar nga stili dhe e folura e shpejt e Vejsiut në prezantimin e spektaklit ‘Dance with me’.

"U bera kurioze per te pare programin "Dance Ëith Me", por e nderrova menjehere kanalin pasi me tmerroi stili i prezantimit te Alketes. Uhhhhh. Po pse mi e dashur artikulon me shpejtesi marramendese, aq sa te trullos trurin kur te degjon?! Une kam simpati per Alketen si nje figure televizive, por menyra e saj e te folurit me kaq ritem te ngutshem eshte vertet stresuese. Prezantimi i nje spektakli kerkon vertet dinamizem dhe entuziasem, por kjo nuk do te thote qe prezantuesja t'i nxjerre me super shpejtesi fjalet, por t'u jape frymemarrjen e duhur. Je shume radiofonike, ndersa po drejton nje format televiziv. Nje keshille dashamirese, nga pervoja", shkruante Idrizllari.

Mirëpo për këto fjalë Alketa vendosi që të mos reagonte deri ditën e sotme ku nëpërmjet një përshkrimi I ka kthyer përgjigje publikisht Idrizllarit.

"Lëvizjet e mia. Nuk mund të jem një person i ngadaltë", shkruan Alketa.