Një çift nga Kruja ditën e sotme ka mbushur plot 81 vite që janë të martuar. Ata kanë arritur t’ja kalojnë edhe çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të cilët të martuar që nga Tetori i 1937 dhe mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.

Mirëpo, Hamidi Hoxha , 105 vjeç dhe bashkëshortja e tij Xhemja që pret të mbushë të 100-tat, celebrojnë ditën e sotme 81-vjetorin e martesës duke u kthyer kështu në një nga martesat më të gjata në Shqipëri, por edhe në botë. Ata në një intervistë për televizionin “Klan” kanë treguar se i kanë i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës ditën e dasmës kur u panë dhe për herë të parë.

“Nuk e njihnim njëri-tjetrin. U pamë ditën e dasmës.", kanë treguar dy të moshuarit.
Mirëpo pavarësisht viteve Hamidi e kujton edhe sot herën e parë kur pa bashkëshorten e tij në dasmë.
“Vallaj e bukur”, u shpreh ai.
Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse, durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.

“Unë kam qenë një çikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar. I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”, ka thënë ajo.
Por si çdo çift tjetër në edhe në martesën e tyre ka pasur xhelozi.
“Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”, tregon 100 vjeçarja.
“Sepse pleqtë kishin shumë fjalë. Edhe Xhemja bëhej xheloze për mua.”, ka shtuar Hamidi.
Burimi: Tv Klan.



