Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shtator 2018, 17:05

Mori ofertën e majme, prezantuesja e njohur braktis ‘Top Channel’ për këtë televizion

Prej dy ditësh në media është diskutuar gjatë për largimin nga “Top Channel” të spikeres së njohur të lajmeve, Beti Njuma. U përfol se një nga arsye e largimit ishte rikthimi i Monika Stafës në ekranin e ‘Top Channel’ që riktheu dhe e konfliktin e dikurshëm mes dy prezantueseve.

Mirëpo së fundmi sipas burimeve pranë ‘Newsbomb.al’ është zbuluar se në fakt, Beti, po largohet nga ‘Top Media’ pasi ka marrë një ofertë të prezistueshme nga ‘Ora News’.

Mësohet se Betit i është propozuar posti i drejtoreshës së informacionit, post të cilin më herët e mbante Ilva Tare në televizionin “Ora News”.

Madje për këtë lajm ka reaguar vetë spikerja duke publikuar artikullin e ‘Newsbomb’ në profilin e saj.