Përpara tre vitesh bëri bujë në media lajmi se këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, dhe ish bashkëshorti i saj, Florian Riza, i dhanë fund martesës 10 vjeçare. Siç u mësua në atë kohë, Riza kishte dorëzuar në Gjykatë një kërkesë padi ku kërkonte të divorcohej nga këngëtarja e famshme.

Mirëpo edhe pse pas tre vitesh ndarje, duket se ish çifti është duke u përballur akoma në gjykatë dhe këtë herë për çështjen e pasurisë së përbashkët. Sipas burimeve pranë ‘Panorama’, Florian Riza ka paraqitur padinë e tij në Gjykatë, ku ka kërkuar të marrë pjesë nga pasuria e tyre e përbashkët, që përbëhet nga një apartament në Tiranë, një pronë kjo që u ble gjatë kohës që ata ishin të martuar.

Siç dihet Rovena nuk e komentoi në media këtë ndarje dhe prej disa kohësh përflitet se ajo është në lidhje me balerinin e njohur Eltion Merja, me të cilin u njoh gjatë konkurrimit të saj në ‘Dancing with the stars’.




