Roza Lati moderatorja e njohur e emisionit “Why not”, tërheq përherë vëmendjen e mediave dhe të publikut me fotot dhe postimet provokuese që bën në profilin e saj. Pak muaj më parë u përfol në media se Roza ishte në një lidhje me një djalë, i cili ndonëse nuk është i njohur për publikun bën një jetë luksoze.

Ishte vetë moderatorja ajo që publikoi një foto me të , por kurrë nuk pranoi se ai ishte i dashuri. Mirëpo në një intervistë të dhënë pak javë më parë në emisionin “Rudina”, Roza bëri një deklaratë që nënkuptonte se ajo dhe djali në fjalë nuk ishin më në një lidhje.

“Në Ulqin jam nisur pa plan. Isha mërzitur me ca gjallesa të vogla nëpër këmbë” – u shpreh ajo duke na lënë të kuptojmë që po fliste për të dashurin.

Mirëpo edhe pse u nënkuptua se ishte ndarë, në fakt Roza ka reaguar së fundmi dhe ka treguar se ajo dhe i dashuri janë sërish bashkë. Prezantuesja ka marrë vendimin e papritur dhe ka vendosur në foton e profilit foton e të dashurit, ku shfaqet duke nxjerr gishtin e mesit, një mënyrë kjo për të përgënjeshtruar gjithë lajmet.




