Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është cilësuar si një nga të ftuarat e cila ishte veshur më mirë në dasmën e Elita Rudit dhe Gjikos. Nora bëri që të gjithë të flisnin për të pasi u shfaq e veshur me një fustan të kuq që i tregonte format bombastike dhe trupin seksi.

Ajo e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë sandale ngjyrë floriri të markës së famshme ‘Harmony Sandals’ dhe një çantë të vogël e markës ‘Saint Laurent’.

Sipas faqes së njohur në Instagram ‘whatheywearin’, sandalet e Norës kushtonin 865 euro, çanta 1450 euro, pra në total, Nora ka shpenzuar 2315 mijë euro për këtë veshje. Për mos të folur për çmimin e fustanit, që nuk është zbuluar ende.




