Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shtator 2018, 15:03

Njihuni me Emin, vajzën bukuroshe të Aleksandër Frangaj

Aleksandër Frangaj është një ndër personazhet më të komentuara dhe të njohura. Pronari i televizionit të njohur ‘Klan’ është mjaft i njohur për publikun shqiptar dhe jeta e tij private përbën gjithmonë një interes.

Mirëpo ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur, Frangaj gjithmonë tregohet diskret për jetën e tij personale dhe kryesisht për familjen e tij dhe për këtë arsye fotot e fëmijëve të tij janë të rralla.

Mirëpo së fundmi në vajza e tij, Emi, ka qenë e pranishme në një event mode ku ka shkëlqyer me pamjen e saj. Në një foto të publikuar nga ana e stilistit Joni Peçi, Emi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Ndonëse e vogël në moshë ajo ishte mjaft me stil dhe shumë simpatike.