Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është ndër personazhet që tërheq vëmendjen e mediave vendase dhe botërore. Bukuroshja bjonde është shumë aktive në muzikë dhe velëm pak kohë më parë ka publikuar hitin e saj më të ri "Let you love me".

Mirëpo siç duket ajo nuk është e suksesshme vetëm në muzikë, por edhe në jetën personale pasi po përflitet se këngëtarja është lidhur me reperin e njohur Chris Brown. Siç dihet Rita dhe Brown kanë bashkëpunuar pak vite më parë në këngën e famshme “Body on me”. Që në atë periudhë u përfol se mes tyre kishte diçka, por gjithçka u përgënjeshtrua.

Por mesa duket ata nuk janë vetëm miq të mirë bashkë. Dyshja është parë mbrëmjen e djeshme në një nga klubet e njohura në Milano, teksa kanë qenë duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Sipas “MTO News” çifti më pas u largua nga aty për në hotelin e Chris dhe kaloi natën bashkë.



