Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shtator 2018, 14:02

Si përrallë, klipi i dasmës së Elitës dhe Gjikos do t’ju emocionojë

Pak ditë më parë çifti i njohur i showbizit Elita Rudi dhe Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni madhështore, ku ishin të pranishëm shumë personazhe të njohur VIP. Kjo dasmë mori vëmendjen e të gjithë mediave dhe u komentua gjatë çdo detaj nga kjo ceremoni, duke filluar që nga fustani i nuses dhe atmosfera e krijuar.

Së fundmi Elita ka treguar se ajo dhe Gjiko kanë menduar të bëjnë një klip ndryshe për dasmën e tyre. Në një video të shkurtër që moderatorja ka shpërndarë në ‘Instagram’, shihet se klipi i tyre do të jetë si një film i shkurtër. Në të shfaqen prindërit e të dyve duke treguar foto dhe ngjarje nga fëmijëria e Elitës dhe Gjikos.

Kjo video emocionuese tregon gjithashtu edhe prapaskenat e përgatitjes së dasmës dhe është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga fansat të cilët nuk kanë nguruar të komentojnë.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Së shpejti video e plot nga @joymediavideo , menxi po e pres ð??

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on