Nga Bota / E Hënë 24 Shtator 2018, 13:01

Donin ta nxirrni nga fusha me forcë, Neymar bën gjestin prekës për vogëlushin (Video)

Mbrëmjen e djeshme skuadra e njohur e PSG arriti që të mundte skuadrën e Renes në një ndeshje e cila përveç se fitores së PSG, arriti që të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve për gjestin prekës që Neymar bëri.

Në një moment, ndërkohë që lojtari i famshëm po largohej nga fusha, një djalë i vogël arriti që t’i  shpëtonte sigurisë dhe u fut në fushë me lot në sy. Në këtë moment siguria u mundua që ta largonin vogëlushin me forcë nga fusha por Neymar i ka ndaluar ata.

Futbollisti përveç se ka takuar djalin e vogël ka shkuar dhe ka hequr fanellën duke ja dhuruar atij, cili nuk ka mundur ti mbaj dot lotët nga emocionet.