Çifti shumë i dashur për publikun Sara Hoxha dhe Ledion Liço një muaj më parë kurorëzuan dashurin e tyre në një dasmë madhështore në Como të Italisë. Ceremonia ishte madhështore dhe u komentua shumë gjatë nga mediat.

Sara ka vendosur që një muaj pas dasmës të publikojë një video shumë emocionuese në profilin e saj, ku ka treguar disa nga momentet më prekëse nga martesa.

"Pak më shumë se një muaj më parë përjetuam një prej fundjavave më të bukura të jetës sonë, rrethuar nga miq e familjarë, duke shijuar çdo moment larg syrit të publikut. Sot kemi dëshirë të ndajmë me ju disa momente nga dita jonë e dasmës. Uroj që të ndjeni dashurinë dhe ti bashkoheni lumturisë sonë. Gjithçka që ju duhet është dashuria!", shkruan Sara krah videos.

Gjithashtu një nga momentet më prekëse që është pëlqyer nga të gjithë ndjekësit ishte kur Sara me Ledionin përloten teksa kanë qenë duke lexuar betimin e tyre.



