Nga Shqipëria / E Hënë 24 Shtator 2018, 13:01

Surprizë: Këngëtari i njohur bëhet pjesë e ‘West Side Family’

Grupi i famshëm “West Side Family” ka qenë një nga grupet më të dashura për publikun shqiptar. Çdo këngë e tyre kthehej menjëherë në hit dhe këndohej nga të gjithë. Mirëpo siç dihet për një periudhë të gjatë ata u shkëputën nga tregu muzikor, por pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Dr. Flori, dy pjesëtarët e tjerë, Landi dhe Armiri, vendosën që të ribashkohen dhe vitet e fundit kanë nxjerr një sërë këngësh të reja.

Mirëpo së fundmi Landi ka dhënë një lajm të bukur për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Landi ka treguar se grupit të famshëm do t’i bashkohet edhe një anëtar i ri, vëllai i vogël i Dr. Florit, Alban Kondi.

"3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #ËestSideFamily. Ashtu dukej dhe ndihej nfakt. 3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë. 3 duket të jetë numër i suksesshëm.3 pika për retiçencë."- ka shkruar Landi.