Këngëtari i njohur shqiptar i hitit “Të përshëndes” është një ndër figurat më të dashura për publikun. Ai prej vitesh është shumë aktiv në tregun muzikor dhe këngët e tij kthehen menjëherë në hite. Sabri Fejzullahu së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage”, ku ka treguar diçka më shumë për jetën e tij profesionale dhe atë private.

Përveç kësaj ai ka treguar dhe një moment tepër të sikletshëm në karrierën e tij, kur ngatërroi dasmën ku e kishin ftuar.

“Unë si vjet kam kënduar dhe në dasma shumë dhe jam befasuar. Më ka mbet kujtesë si vjet, në 12 gusht më duhej që të këndoja në Prizren, por mua më ishte ngulit në mendje që duhet ë këndoja në një vend tjetër. E dija që isha surpiz dhe nuk duhet të më shikonte askush, kështu që po prisja në makinë. Prita prita, pastaj çova bashkëpunëtorin tim dhe ai më tha që për 10 minuta do të këndoja. Shkova brenda kur pash dhëndrin kam ngel se kuptova që duhet të ish duke kënduar në Prizren.”, ka treguar Sabriu.



