Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Dyshja prej vitesh kanë tërhequr vëmendjen me lidhjen e tyre dhe ndonëse kanë preferuar që ta mbajnë larg vëmendjes së mediave, janë një ndër çiftet më të komentuar.

Pas një kohe të gjatë dyshja ka vendosur që të shpërndajë një foto ku shfaqen së bashku. Ka qenë Visi ai i cili në një postim në Snapchat ka postuar një foto shumë intime me të dashurën e tij Lori.

Në foto çifti shfaqet duke u përqafuar në një ashensor, ndërkohë që Lori e puth Visin në faqe dhe ky i fundit është duke shkrepur një foto përpara pasqyrës.




