Çifti i shumë komentuar i showbizit, Elita Rudi dhe Gjiko organizojnë këtë fundjavë dasmën e tyre të shumëpritur. Lajmi fillimisht u përhap si thashethem por më pas ishte vetë moderatorja që e konfirmoi me postimet e saj në Instagram. Dita ditës, Elita po na zbulon diçka të re. Pasi tregoi ftesat e dasmës, pajën, këpucët e shtrenjta, moderatorja ka zbuluar fustanin.

Elita ka postuar një foto ku shihet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë të cilin e ka zgjedhur me stil princeshe, të fryrë, me bisht dhe me xixa gri.

Krah fotos moderatorja shkruan se edhe 2 ditë kanë mbetur nga dasma.












