Nga Shqipëria / E Enjte 20 Shtator 2018, 18:06

La nam: Postoi foto mes femrash lakuriq por Damianos i del gënjeshtra

Ish-banori i "Big Brother 9", Damiano Agalliu tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme me një foto shumë provokuese. Në të shfaqej Damiano dhe pas tij 5 femra lakuriq të cilat i kishin mbuluar asetet me armë. "Lufta e 3 botërore sapo nisi", shkruante Damiano krah fotos që ngjalli komente të shumta.

Mirëpo Damianos sapo i doli gënjeshtra pasi foto nuk i përket aspak atij. Ish-banori ka bërë fotoshop në foton e bosit amerikan që njihet për jetën luksoze dhe marrëdhëniet me shumë femra, Dan Bilzerian.

Foton Bilzerian e ka postuar dy vite më parë ndërsa Damiano e postoi sot duke shkaktur zhurmë në rrjet. Shumë e kritikuan, të tjerë mbetën gojë hapur e të tjerë e kanë kuptuar menjëherë që ishte fotoshop.