Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po shijojnë pushimet e tyre në Kubë, nga ku kanë postuar çdo ditë imazhe mahnitëse. Çifti vendosi të shkojë në vendin me makinat më të vjetra në botë, një javë më parë për të festuar 1-vjetorin e martesës së tyre.

Ditën e sotme vëmendjen e ka tërhequr Marina me postimet e saj të fundit. Moderatorja shfaqet duke pozuar lakuriq, e mbuluar me vetëm një peshqir dhe flokët i ka të lagur.

"Perendimi me i bukur ndonjehere. Pa pike filtri", shkruan Marina krah fotove të cilat ja ka bërë Geti i cili me siguri ka mbetur gojë hapur nga kjo pamje e bashkëshortes e jo vetëm perëndimit romantik.













