Nga Shqipëria / E Enjte 20 Shtator 2018, 11:11

Ndryshim drastik: Alesia Bami do t'ju lërë gojë hapur me pamjen e re

Balerina e "Stop" dhe modelja, Alesia Bami është padyshim një nga vajzat më të komentuara të showbizit dhe që tërheq shpesh vëmendjen me fotot provokuese apo deklaratat. Tanimë Alesia është kthyer në një personazh për të cilën publiku është gjithnjë kuriozë të dijë më shumë mbi jetën e saj private dhe profesionale.

Që prej fillimit të karrierës së saj e deri sot Alesian e kemi parë me të njëjtën pamje, por së fundmi modelja ka bërë një ndryshim drastik për shkak se në fotot e saj të fundit ka vendosur lente.

Lentet bojëqielli kanë bërë që Alesia të marrë një pamje krejt tjetër e madje edhe të mos njihet që me shikim të parë.

Sigurisht nuk kishin si të mungon komplimentat e pafundme për modelen në këto foto të postuara nga ajo në Instagram.