Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Shtator 2018, 11:11

Elita Rudi në dasmë si princeshë, zbulon këpucët që do veshë

Më datën 21 të këtij muaji, moderatorja e njohur Elita Rudi dhe partneri i saj, Gjiko, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Pas aludimeve të shumta, vetë Elita ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto nga përgatitjet për dasmë, duke lënë të kuptohet një herë e mirë se ceremonia do të mbahet më 21 shtator.

Pas publikimit të ftesave të veçanta dhe pajës që ka përgatitur, moderatorja ka ndarë me ndjekësit këpucët e dasmës të cilat ishin të markës "Jimmy Choo". Sandalet e bardha kanë kushtuar plot 1495 euro.