Balerina e njohur Klaudia Pepa jo rrallëherë tërheq vëmendjen e ndjekësve në Instagram me postimet e shumta, të cilat nuk kalojnë pa u pëlqyer e komentuar nga fansat.

Ditën e sotme, ajo ka postuar në rrjetin social një foto ku shfaqej e ulur në tavolinën e një restoranti, teksa ishte veshur me një fustan të ngushtë të bardhë që i tregonte linjat seksi.

Mirëpo një fans ka vënë re detajin që me siguri të gjithëve i kishte shpëtuar në foto.

"Paske dalë me një mashkull sepse nuk shoh çantë femre."- i shkruan ai.

"Jo, isha me motrën, festuam 20 vjetorin e saj bashkë. Çanta e saj është poshtë tavoline nëse arrin ta shohësh."- i është përgjigjur Klaudia, duke u detyruar të tregojë të vërtetën.













