Nga Shqipëria / E Martë 18 Shtator 2018, 16:04

E sulmuan se nuk kujdeset për të, Majk bën veprimin më të ëmbël për të birin

Disa javë më parë, ish-partnerja e Majk, Majlinda Zeka, bëri bujë të madhe në media me deklaratën se reperi nuk kujdesej financiarisht për të birin.

Fansat filluan të qortonin Majk që në vend që paratë ti shpenzonte për makinat e shumta dhe jetën e shfrenuar mes luksit, të kujdesej edhe për të voglin e tij, Roanin.

Mirëpo, ditën e sotme reperi ja ka mbyllur gojën të gjithëve me një postim të publikuar në Instastory. Ai ka postuar foton e të birit, mbi të cilën ka shkruar "Vikingu im", me një zemër të kuqe.