Nga Shqipëria / E Martë 18 Shtator 2018, 11:11

Pak ditë na ndajnë nga dasma, Elita Rudi bën pajën (Pamjet)

Elita Rudi dhe Gjiko i japin fund beqarisë këtë muaj, është ky lajmi që prej disa ditësh ka pushtuar mediat dhe moderatorja me postimet e saj e ka konfirmuar.

Çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre të dielën me një dasmë e cila siç duket do të jetë tradicionale pasi Elita po i zbaton me përpikmëri zakonet.

Ditën e sotme moderatorja ka postuar një foto ku tregon se ka përgatitur pajën, ç'ka ka sjellë edhe shumë komente nga ndjekësit dhe urime të shumta. 

Kujtojmë që ditën e djeshme moderatorja zbuloi edhe ftesat e dasmës me një postim në Instagram ku tregonte se çdo të ftuari i kanë dërguar nga një shishe verë bashkë me ftesën.